Lajme
Kurti e falënderon Solanën, 24 vjet pas bombardimit të ushtrisë serbe
Demokracia
19:09 | 25 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid, ish–sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Pas një vizite me Javier Solana në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, ku ai është drejtor i patronazhit të këtij muzeu me famë ndërkombëtare, kryeministri Kurti pati një bisedë të ngrohtë dhe të hapur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

“Përvoja e Solana, si ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-përfaqësues i lartë i politikës së jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme