Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili kohëve të fundit as lajme nuk po di të prodhojë, ka zgjedhur nga Davosi që t’i thotë disa fjalë për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë një aksioni të tyre kanë hasur në një laborator për përpunimin dhe prodhimin e substancave narkotike, ku janë dëgjuar edhe disa të shtëna armësh, shkruan Demokracia.com.
Ndërsa, kryeministri Kurti, i cili ka mbi 18 ditë që nuk është në Kosovë, tani nga Davosi i Zvicrës ka provuar t’ia marrë meritat prokurorisë, policisë dhe doganave, duke “raportuar” sa bimë ilegale janë gjetur aty.
“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, një qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti një laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10,000 bimë ilegale. Të shtëna pati mbi oficerët e policisë dhe doganave, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, shkroi ai në Tëitter. /Demokracia.com/
Crime will be fought w/out interruption. In Izvor, a town in the north of Kosova, our police found a marijuana grow lab w/ over 10,000 illegal plants. Shots were fired upon police & customs officers, but they’re determined to continue their work. Thank you for your service. pic.twitter.com/6bHnrLew4K
— Albin Kurti (@albinkurti) May 23, 2022