Lajme
Kurti përpara gjashtë vitesh: Nuk gjej arsye për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Demokracia
18:17 | 17 Shkurt 2023

Share:

Albin Kurti dikur e quante shtetësinë e Kosovës “pa substancë” dhe thoshte se nuk gjente arsye që ta festonte Pavarësinë e Kosovës. Madje, ai as nuk e uronte atë.

“Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë, vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet bashkimi i ushtrisë në Kosovë që do të mundësonte edhe integritetin territorial”, deklaronte Kurti atëbotë.

“Politikanët shqiptarë kanë qenë nganjëherë naiv, nganjëherë moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet”, vazhdonte ai.

Partia e tij dikur s’e pranonte as Deklaratën e Pavarësisë. Ata e cilësonin pavarësinë si kthim mbrapa. /Demokracia.com/

Të ngjashme