Lajme
Kurti, përfaqësuesit special të Norvegjisë: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë
Demokracia
20:50 | 08 Mars 2021

Share:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë së hënës ka pritur në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad si dhe ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grøndahl.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë takim ndër të tjerash është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Demokracia.com.

Edhe në këtë takim bëhet e ditur se Kurti ka ripërsëritur qëndrimin e tij sa i përket dialogut, se ky proces duhet të përgatitet mirë dhe të jetë parimor.

“Çështje tjera që u diskutuan krahas menaxhimit me pandeminë dhe prioriteteve të tjera të qeverisë së re, ishin dialogu me Serbinë dhe raportet ndërfqinjësore. Kryetari Kurti përsëriti qëndrimin tonë që ky proces të përgatitët mirë dhe të jetë parimor e me qytetarët si përfitues”, thuhet ndër të tjerash në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje, pa ndërhyrje:

Përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjørnstad, dhe ambasadorin norvegjez, z. Jens Erik Grøndahl, i priti sot në takim, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me deputetin e legjislaturës së re, Glauk Konjufca, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Përfaqësuesi special, z. Bjørnstad dhe ambasadori, z. Grøndahl, e uruan kryetarin Kurti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për fitoren në këto zgjedhje. Ata po ashtu i dëshiruan sukses kryeministrit në ardhje, z. Kurti në punën e tij drejt formimit të institucioneve të reja.

Kryetari Kurti i falënderoi për urimin dhe tha se është duke u përkushtuar që qeveria e re të konsolidohet pa ndonjë vonesë. Ai theksoi që detyra e parë dhe urgjente e qeverisë së re do të jetë sigurimi i vaksinës kundër Covid-19. Për këtë, të dyja palët ndanë bindjen që shtetet mike duhet ta ndihmojnë Kosovën për ta siguruar atë në sasi sa më të madhe dhe sa më shpejtë.

Çështje tjera që u diskutuan krahas menaxhimit me pandeminë dhe prioriteteve të tjera të qeverisë së re, ishin dialogu me Serbinë dhe raportet ndërfqinjësore. Kryetari Kurti përsëriti qëndrimin tonë që ky proces të përgatitët mirë dhe të jetë parimor e me qytetarët si përfitues.

Në fund, të dyja palët shprehën vullnetin për ta zgjeruar bashkëpunim në çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe për t’i thelluar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona. /Demokracia.com/

Përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjørnstad, dhe ambasadorin norvegjez, z….

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on E hënë, 8 Mars 2021

Të ngjashme