Lajme
Kurti: Nuk do të lejojmë destabilizim, e çmoj lartë kontributin e ambasadorit amerikan në zbutjen e situatës
Demokracia
13:18 | 01 Gusht 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Në një konferencë për medie, kryeministri i Kosovës, ka thënë se ambasadori amerikan Jeff Hovenier duke e parë situatën në veri të vendit, ka kontribuuar për zbutjen e situatës, raporton Demokracia.com.

“E çmojë lartë përkushtimin e ambasadorin amerikan, i cili i shqetësuar sikurse ne, kontribuojë në zbutjen e situatës”, deklaroi Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se nuk do të tolerohet dhuna në asnjë mënyrë.

“Qeveria e Kosovës që në momentin kur hiqen barrikadat në veri, shtyhet zbatimi i vendimit të datës 29 qershor 2022 për datën 1 shtator 2022. Janë gjithsej 9 barrikada në veri të urës së Ibrit… të gjitha masat tona janë për ligjshmëri dhe rëndë kushtetues të vendit tonë. Asnjë masë në vendin tonë nuk bëhet në bazë të identiteti etnik, por vetëm në bazë të veprimeve të grupeve qytetare. Dhuna nuk do të tolerohet”, u shpreh Kurti.

Kurti po ashtu theksoi se janë të gatshëm për zbatimin e vendimit dhe kërkoi nga ndërkombëtarët që të dënojnë këtë dhunë dhe t’ia tërheqin vërejtjen Serbisë.

“Kemi shprehur gatishmërinë tonë që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet për 1 shtator vetëm në momentin që hiqen barrikadën….Nuk do të lejojmë destabilimizimin e rendit dhe ligjit tonë. I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtar që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave krimanle në veri të Kosovës të cilat qartazi janë të përgatitura e financuara nga Beogradi”, theksoi Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme