Lajme
Kurti në Tiranë: Kosova, e vendosur për ta zbatuar Planin Evropian
Demokracia
13:56 | 26 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Tiranë ku ka takuar krerët e shtetit shqiptar. Ai u ndal fillimisht tek Presidenca ku takoi kreun e shtetit, Bajram Begaj. Në fokus të diskutimeve, siç pritej, ishte takimi i 18 Marsit në Ohër.

Pas Begajt, Kurti u nis në këmbë drejt Kryesisë së Kuvendit. Atje takoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kjo e fundit tha se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve.

“Vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE-së dhe SHBA-së në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, u shpreh Kryetarja Nikolla.

Kryeministri Albin Kurti falënderoi Kryetaren Lindita Nikolla për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh, si Kryetare e Kuvendit.

Të ngjashme