Lajme
Kurti me banesë në Norvegji e Osmani me shtëpi në Australi: A po përgatiten ta braktisin Kosovën, pasi të bien nga pushteti?
Demokracia
21:45 | 20 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion në vitin 2022, kishte deklaruar se nuk ka pronë në emër të tij në vendin të cilin e udhëheqë, por aty figuron një banesë në Norvegji.

Siç bëhet me dije nga Agjencia Kundër Korrupsion, si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën me 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes, shkruan Demokracia.com.

Së fundmi, jo në Norvegji, por në shtetin e Australisë, ka blerë shtëpi edhe familja Osmani. Përpos në lagjen luksoze “Marigona Hill”, në emër të bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, zotëriut të parë, është blerë një shtëpi në shtetin e Australisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

https://demokracia.com/presidentja-mohon-se-ka-blere-shtepi-te-dyte-ne-marigona-hill-thote-se-ka-blere-ne-australi/

“Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur”. Kjo ishte motoja kryesore e dy liderëve institucionalë gjatë kohës sa ishin në opozitë. Si dy populistë, për të krijuar një prodhim estetik të “afërsisë me popullin”, Kurti kishte shitur edhe banesën e tij për nevojat e subjektit të tij politik gjatë kohës sa ishte në opozitë, shkruan Demokracia.com.

Ende nuk dihet nëse e përdorën formulën e njëjtë për t’i ikur syrit të publikut, Kurti e Osmani. Por, njëri në emër të bashkëshortes e tjetra në emër të bashkëshortit, u bënë me prona jashtë vendit, ku shihet se kanë edhe interes për të jetuar, deri sa blejnë patundshmëri.

Situata e sigurisë është rënduar muajve të fundit. Në vitin 1999, asnjëri nuk ishte i gatshëm të rezistojë duke u bërë pjesë e UÇK-së. Madje, askush as nga trungu i tyre i ngushtë familjarë. Kurti kishte dezertuar në banesën e tij në Prishtinë, ndërsa Osmani ishte larguar për në shtetin e Australisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme