Lajme
Kurti largohet nga Uashingtoni, nuk u takua me asnjë zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit
Demokracia
16:20 | 09 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas vizitës në kryeqytetin amerikan Uashington D.C., ka udhëtuar në qytetin perëndimor të SHBA-së, San Francisco.

Largimi i kryeministrit Albin Kurti nga Uashingtoni nuk është aspak lajm i mirë për Kosovën, pasi që ky largim nënkupton se ai nuk u prit nga asnjë zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, raporton Demokracia.com.

E gjithë agjenda e shumëpërfolur e Kurtit në SHBA po del të jetë “kokteje” me shqiptaro-amerikanë dhe biznesmenë.

Kurti ka dhënë edhe detaje për vizitën e tij në “Qytetin e Artë”

“Sot nga Uashington, D.C., në San Francisco, Kaliforni për takime me profesionistë e drejtues të kompanive të IT-së.”, tregoi ai në rrjetin social në Instagram.

Kurti do të udhëtojë edhe në Teksas. Këshilli për Çështjet Botërore në Dallas “Fort Uorth” në bashkëpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan më 12 maj do të presin atë.

Eventi i quajtur “Pse të investohet në Kosovë?” do të zhvillohet në Westin Galleria, duke filluar nga ora 17:30.

“Do të diskutohet fuqia e këtij shteti ballkanas dhe rritja ekonomike e përjetuar që nga pavarësia e tij në vitin 2008, së bashku me sigurinë energjetike, mundësitë e biznesit dhe partneritetet”, thuhet në njoftimin e publikuar.

I pari i qeverisë duket se këtë vizitë do ta vazhdojë edhe për një javë ku më 14 maj do të mbajë një ligjëratë publike në Universitetin DePaul në Chicago, organizuar nga Departamenti i Studimeve Shqiptare.

Kurti, vizitën zyrtare e nisi më të premten. /Demokracia.com/

Në mungesë të takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë, Kurti merr pjesë nëpër kokteje të shqiptarëve

Të ngjashme