Lajme
Kurti, Konjufca e Sveçla i quajnë dëshmorë Mon Balajn e Arben Xheladinin, që humbën jetën në protestën kundër Pakos së Ahtisaarit që solli pavarësinë
Demokracia
21:41 | 10 Shkurt 2024

Share:

Sot janë bërë 17-vjet nga protesta e Vetëvendosjes në vitin 2007 kundër “Pakos së Ahtisaarit”, që një vit më vonë e solli pavarësinë e Kosovës.

Në këtë protestë të dhunshme kishin humbur jetën dy aktivistë Arben Xheladini dhe Mon Balaj, të cilët ishin goditur nga plumbat e gomës së pjesëtarëve të UNMIK-ut.

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurti si kryeministër tash udhëheqin me ekzekutivin e vendit, shkruan Demokracia.com

Por, 17-vite nga protesta e VV-së, ky subjekt politik i ka ndryshuar drastikisht qëndrimet dhe historikun e vet është munduar ta hedh pas, duke fshirë edhe arkivin e saj publik.

Fillimisht, kur Kosova u shpall shtet i pavarur, nuk i respektuan simbolet shtetërore dhe flamurin shtetëror e quanin “lara-lara”.

Ahtisaarin, pakon e të cilit e kundërshtuan me protesta të përgjakshme, Kurti si kryeministër e quajti tani “Kampion të Demokracisë”.

“Ahtisaari kampion i paqes” | Kurti kishte shkelur mbi gjakun e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, që u vranë në protestën e thirrur kundër propozimit të kryenegociatorit

VV që dikur akuzonte UNMIK-un për vrasjen e aktivistëve të saj dhe ia rrutollonin edhe veturat zyrtare, sapo erdhi në pushtet ndryshoi mendje.

Kurti e kishte pritur në takim shefin e UNMIK-ut, por as që ia kishte përmendur vrasjen e Balajt dhe Xheladinit.

Kurti e kishte pritur në takim shefin e UNMIK-ut, nuk i kishte kërkuar asgjë për vrasjen e Balajt dhe Xheladinit

Ndërsa, në përvjetorin e sivjetmë të kësaj proteste, dy aktivistët Mon Balaj e Arben Xheladini u quajtën edhe dëshmorë.

Fillimisht, Kurti në postimin e tij i vuri aktivistët e vrarë në një linjë me dëshmorët e kombit.

“Lavdi Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, mes përkujtimeve për protestën e 10 shkurtit 2007 dhe mes dëshmorëve të tjerë të kombit”, u shpreh Kurti ndër të tjera në postimin e tij.

Atë ditë, e shtunë sikurse sot, 17 vjet më parë, në të drejtën tonë, ecnim drejt ne anëtarët e VETËVENDOSJE!-s, për të…

Posted by Albin Kurti on Saturday, February 10, 2024

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca poashtu i quajti dëshmorë dy aktivistët e vrarë që kishin protestuar kundër Pakos të Ahtisaarit.

Konjufca shtoi se pas vitit 1999, Balaj e Xheladini janë dëshmorë të vendit.

“Pas vitit 1999 kemi pas dëshmor siç janë Arbër Xheladini dhe Mon Balaj, këta janë dëshmorë të përpjekjes së vazhdueshme të popullit të Kosovës që shteti me qenë i barabarte dhe ne me qenë qytetarë të një shteti të dinjitetshëm.”, tha ndër të tjera Konjufca sot.

Konjufca i quan dëshmorë Arben Xheladinin e Mon Balajn që u vranë duke protestuar kundër Pakos së Ahtisarit

Ndërsa, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, tha se ishte padrejtësi Planin e Ahtisaarit dhe njëjtë si Kurti e Konjufca edhe ai i quajti dëshmorë aktivistët e vrarë.

“17 vite më parë, pikërisht ditë e shtunë, ishim mbledhur paqësisht e masivisht për të kundërshtuar padrejtësitë që rrezikonin Kosovën dhe zhvillimin e mbarshëm të saj. Përmes kësaj proteste shprehëm vullnetin e popullit për liri e vetëvendosje dhe kërkonim sovranitet e pavarësi të plotë për vendin tonë. Turma jonë paqësore u ballafaqua me dhunën e padrejtë e të shfrenuar të policisë së UNMIK-ut.”, kishte shkruar Sveçla në postimin e tij.

Sveçla e thotë se Pakoja e Ahtisarit ishte “padrejtësi” , i quan dëshmorë të kombit ata që u vranë duke protestuar

Plani i Ahtisarit (Pakoja e Ahtisarit) është një dokument, i cili në vija të përgjithshme i kishte vënë konturat e shtetit të Kosovës. /Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme