Lajme
Kurti i dha të drejtë Serbisë ta paragjykojë statusin e Kosovës | Enver Hasani bën bilancin katastrofal të marrëveshjeve të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel dhe Ohër
Demokracia
09:32 | 26 Mars 2024

Share:

Ish-kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, i ka bërë bilancin marrëveshjeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në dialogun e ndërmjetësuar në Bruksel.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksin e zbatimit [Ohër, 18 mars 2023], ndaj të cilave Hasani ka qenë kritikë i madh edhe në njëvjetorin e arritjes së tyre, shkruan Demokracia.com.

HASANI: VETËMENXHIMI ËSHTË AUTONOMI TRADICIONALE

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Hasani ka thënë se vetëmenaxhimi i komunave me shumicë serbe është autonomi tradicionale.

“Nuk është autonomi territoriale, sepse komuniteti serb i Kosovës ka status të privilegjuar në raport me krejt komunitetet e tjera edhe me shqiptarët ku janë pakicë brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Hasani.

Ai ka folur edhe për procesin e formalizimit të statusit të Kishës, duke theksuar se me këtë formalizim nënkuptohet që Kisha Ortodokse Serbe të funksionon sikur në territorin e Serbisë.

https://www.youtube.com/watch?v=t8RKDTEJEBc

HASANI: E KEMI BRAKTISUR NJOHJEN ‘DE FACTO’ DHE NJOHJEN ‘DE JURE’, SERBISË IU DHA E DREJTA TA PARAGJYKOJË STATUSIN E KOSOVËS

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka qenë kritik ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Ai ka thënë se marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 nuk kanë asnjë lidhje me atë të Ohrit.
Kjo pasi, sipas tij, me marrëveshjen e Brukselit, Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës.

Në emisionin ‘Politiko’, Hasani ka thënë se me këto marrëveshja Kosova e ka braktisur njohjen de facto dhe de jure.

“Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës, këtë e keni në marrëveshjen e Brukselit. Me këtë e ke braktisur njohjen de fakto dhe de jure”, ka thënë Hasani. /Demokracia.com/

https://www.youtube.com/watch?v=3BANrBCTKsY

Të ngjashme