Lajme
Kurti harron se Kosova është nën sanksione, ndërkombëtarisht i duket me imazh të lartësuar
Demokracia
15:57 | 22 Nëntor 2023

Share:

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti vendosi të shfrytëzojë këtë mbledhje që të propagandojë se liberalizimi i vizave është meritë e qeverisjes së tij, shkruan Demokracia.com.

Kurti “harroi” se me veprimet e tij në opozitë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, pengoi progresin dhe e vonoi liberalizimin e vizave.

Ai tha se qeverisja e tij ka imazh të lartësuar ndërkombëtarisht, duke e injoruar faktin që vendi është në sanksione për shkak të qeverisjes së tij.

“Kjo arritje, përveçse meritë e kahmotshme e qytetarëve tanë, është edhe rezultat i ligjshmërisë, i reformave, luftimit të korrupsionit dhe praktikave korruptive, e i qeverisjes sonë të mirë me imazh të lartësuar ndërkombëtarisht”, tha Kurti.

Kryeministri lavdëroi punën e qeverisë së tij për menaxhimin e krizës energjetike, ndonëse shtrejtoi rrymën për qytetarët, pati reduktime të shumta dhe kryeshefi i KEK-ut iu arrestua për keqpërdorime./Demokracia.com/

 

Të ngjashme