Lajme
Kurti flet për emrat e ministrave
Demokracia
12:04 | 22 Mars 2021

Share:

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas zgjedhjes se kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, tha se pret ftesë tani nga ai për formimin e Qeverisë.

Kurti para medieve tha se pret ftesë nga Konjufca për formimin e Qeverisë, shkruan Demokracia.com.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën, kryetar Kuvendi dhe ushtrues të detyrës të presidentit. Unë pres prej tij që më sjell ftesën për formimin e qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më pastaj do ta ndjekim të gjithë hapat kushtetues dhe ligjor”, tha Kurti.

Më tej Kurti foli edhe për emrat e ministrave.

“Emrat e ministrave unë i di dhe së shpejti do t’i publikojmë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Glauk Konjufca është  zgjedhur kryetar i Kuvendit më 69 vota për, 33 kundër dhe asnjë abstenim./Demokracia.com/

Të ngjashme