Lajme
Kurti flet për dinjitet në Kosovën e sanksionuar nga BE-ja, që po zbrazet prej ikjes së qytetarëve
Demokracia
15:34 | 07 Janar 2024

Share:

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin që Spanja të njoh pasaportat e Kosovës.

Ai përmes një postimi në “Instagram” ka thënë se vlera po i rritet pasaportës së Kosovës dhe shtetit.

Kurti shtoi se Kosovës po i rritet dinjiteti, shkruan Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Por, Kosova në vitin 2024 ka hyrë e sanksionuar nga BE, për shkak të politikës destruktive të kryeministrit Kurti, duke dëmtuar ekonominë e shtetit që qeverisë.

Tashmë kanë kaluar rreth 7 muaj kur BE-ja njoftoi se kanë vendosur masa ndaj Kosovës.

BE e njoftoi Qeverinë Kurti për masat më 28 qershor.

LEXO MË SHUMË: 

Viti i sanksioneve | Kosova e mbylli vitin si e sanksionuar nga BE-ja

Përkundër se Qeveria u mundua t’i paraqes këto masa të padëmshme, në fund e pranuan edhe vetë se po e dëmtojnë imazhin e vendit. Këtë e tha edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Bislimi kishte thënë se sanksionet po e dëmtojnë imazhin e vendit.

LEXO MË SHUMË:

“Na kanë dëmtuar imazhin dhe ekonominë”- Bislimi kërkon heqjen e masave nga BE dhe ShBA që erdhen si pasojë veprimeve të Qeverisë Kurti

Por, përveç imazhit, sanksionet e BE-së po e dëmtojnë edhe ekonominë e vendit.

Humbjet financiare të Kosovës nga këto masa janë marramendëse. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka treguar se Kosova ka humbur 300 milionë euro projekte evropiane si rezultat i ndëshkimit evropian .

LEXO MË SHUMË:

Rezultati katastrofal i Albin Kurtit | Vlerësohet se nga sanksionet Kosova deri tani ka humbur 300 milionë euro

Në dhjetor të vitit 2023, sa u përket masave, të cilat BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës, të cilat janë arsyetuar me “mungesën e hapave të vendosur për të shtensionuar situatën në veri”, shprehet gatishmëria që ato masa të hiqen, në rast se do të ketë përparim në përmbushjen e kërkesave./Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË: 

Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen “nëse do të ketë përparim në përmbushjen e kërkesave”

 

 

Të ngjashme