Lajme
Viti i sanksioneve | Kosova e mbylli vitin si e sanksionuar nga BE-ja
Demokracia
12:10 | 01 Janar 2024

Share:

Që kur jemi shtet, Kosova për herë të parë po e mbyll vitin duke qenë e sanksionuar nga BE-ja.

Tashmë kanë kaluar rreth 7 muaj kur BE-ja njoftoi se kanë vendosur masa ndaj Kosovës, shkruan Demokracia.com.

BE e njoftoi Qeverinë Kurti për masat më 28 qershor.

Zëdhënësi i BE-së kishte treguar se ishte pezulluar përkohësisht puna në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe po ashtu Kosova më nuk do të ftohej në takimet e nivelit të lartë, si dhe vizitat dypalëshe do të pezulloheshin, përveç atyre që kanë në fokus adresimin e tensioneve në veri.

“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WIBF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor”, kishte thënë zëdhënësi i BE-së.

Kosova në vitin 2024 po hyn me masa sanksionuese të BE-së për shkak të destruktivitetit të Qeverisë Kurti, konkretisht kryeministrit Kurti.

Përkundër se Qeveria u mundua t’i paraqes këto masa të padëmshme, në fund e pranuan edhe vetë se po e dëmtojnë imazhin e vendit. Këtë e tha edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

LEXO MË SHUMË:

“Na kanë dëmtuar imazhin dhe ekonominë”- Bislimi kërkon heqjen e masave nga BE dhe ShBA që erdhen si pasojë veprimeve të Qeverisë Kurti

Masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës, fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas nga Bashkimi Evropian “kanë dëmtuar ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, kishte thënë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përcjell Demokracia.com.

Krerët qeveritarë në fillim s’i bënin hesap masat e BE-së e ShBA-së, duke i qujatur “të përkohshme” deri sa shpreheshin të sigurtë se meqënëse “jemi në kontakt” me Bashkimin Evropian, ato do të ishin jetëshkurtra dhe pesha e dëmit të tyre s’do të ndjehej fare.

Këto masa e kanë dëmtuar Kosovën në anën ekonomike, duke ia larguar edhe më shumë invesitorët potencialë të jashtëm./Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË:

Sanksionet e BE-së larguan investitorët e huaj nga Kosova

 

Të ngjashme