Lajme
Kurti e pyet politikanin serb: “A është Beogradi aq interesant dhe i bukur sa kur ishim studentë?”
Demokracia
20:18 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Politikani liberal i Serbisë, Cedomir Jovanovic, ka publikuar një video në profilin e tij në “twitter” teksa ka treguar se është rrugës për ta takuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

“Rrugës për në Prishtinë për takim me Kurtin”, ka shkruar ai.

“Më vjen keq që nuk po shihni reagimet e policëve serbë dhe shqiptarë, serbi thotë “na ndihmoni të kuptojmë njëri-tjetrin” shqiptari duke buzëqeshur duke i zgjatur dorën “mirëseerdhët për serbët e Kosovës, na ruaj që të gjithë ne të jetojmë”, ka shkruar ai.

Më tej, Jovanoviq ka treguar se çfarë e ka pyetur kryeministri kosovar për Beogradin.

“Kurti:“A është Beogradi aq interesant dhe i bukur sa kur ishim studentë?” Jovanoviq përgjigjet “edhe më interesant dhe më bukur shumë…si Prishtina!”, ka shkruar Jovanoviq në rrjetin social “X”.

 

Të ngjashme