Lajme
Kurti e Haxhiu ia dorëzojnë Konjufcës dokumentin e Vettingut
Demokracia
11:39 | 04 Shtator 2022

Share:

Kryeministri Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë dorëzuar dokumentin e Vettingut në Kuvendin e Kosovës.

Të dytë u pritën nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo dosje sipas Kurtit e Haxhiut po bëhet për shkak se prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë kryer detyrat e tyre me rastin e dhunimit të 11-vjeçare.

“Strategjia për sundimin e ligjit, reforma në këshillin prokurorial, Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, janë disa nga pikat që kemi punuar që 1 vjet e gjysmë qeveri. Tani pas një pune intensive dhe pak konsultimeve me grupet parlamentare sot po e dorëzojmë dosjen e dokumenteve të Vettingut. Kjo dosje përfshinë amendamentet kushtetuese për Vettingut, projektligjin për Vettingun, dokumentet shpjegues për Vettingun”, ka thënë ajo në konferencën e përbashkët me kryeministrin, Albin Kurti.

Të ngjashme