Lajme
Kurti e di vetëm që do të shkojë në Amerikë, s’di me kënd do të takohet
Demokracia
21:14 | 22 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se gjatë muajit maj do të ketë një vizitë në SHBA.

Shefi i Qeverisë ka bërë me dije se atje do të qëndrojë disa ditë, por nuk ka dhënë shumë detaje për takimet që do t’i zhvillojë, shkruan Reporteri.net.

Megjithatë, ai ka thënë se do të ketë takime me administratën e presidentit Biden.

“Në SHBA do të jem gjatë muajit maj. Do të shkoj atje, nuk e di ende se cila do të jetë agjenda. Por, e gjitha do të shpaloset me kohë. Takime sigurisht se do të kem me administratën e presidentit Biden dhe diasporën”, është shprehur Kurti në RTK.

Tokën amerikane s’e shkeli për 400 ditë| Fillimi i vitit e gjen Kurtin në Turqi, jo në SHBA

Të ngjashme