Në Qeverinë e Kosovës shumë shpejt do të hapet edhe një zyre e re. Qëllimi i saj duket se është goxha ambicioz. Ajo do të merret me Administrimin e Pronës Publike.
Qeveria Kurti do ta mbajë edhe një mbledhje në këtë vit. Madje, ajo është paraparë të mbahet tri ditë para ndërrimit të moteve.
E kur të mblidhen ministrat përreth Kurtit, ata do t’i votojnë edhe disa vendime me rëndësi. Një nga këto vendime është goxha me rëndësi.
Sipas rendit të ditës së kësaj mbledhjeje, që e ka siguruar Demokracia.com, shihet se Albin Kurti do ta propozojë themelimin e një Zyre për Administrimin e Pronës Publike.
“15. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM)”, thuhet rendin e ditës.
Nuk dihet ende saktësisht se për çfarë prona është fjala dhe çfarë objektivash do të ketë kjo zyre.
Ministrat e Kurtit kur do të mbahet mbledhja e fundit e Qeverisë do të kenë para vetes 25 pika të ndryshme.
Mbledhja e 180 e Qeverisë do të mbahet më 27.12.2023, duke filluar nga ora 12:00. /Demokracia.com/
Ky është rendi i ditës me të gjitha pikat: