Lajme
Kurti dhe Qeveria e ngatërruan lokacionin e takimit me Vuçiqin
Demokracia
12:32 | 05 Maj 2022

Share:

Zyra e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kur publikoi njoftimet për aktivitetet e djeshme, e tregoi vendin ku u takuan Kryeministri Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërmjetësi nga BE Miroslav Lajcak dhe dy zyrtarë gjermanë. Ata bënë të ditur se darka po ndodhte në Villën Borsig, shtëpi mysafirësh e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por, Qeveria njoftoi se takimi u mbajt në Pallatin Borsig, një objekt me tjetër adresë dhe me një histori krejtësisht tjetër dhe që tash nuk ekziston.

Në njoftimet e Qeverisë së Kosovës që dilnin mbrëmë pas takimeve, disa herë u tha se Kurti e Vuçiq u takuan në Pallatin Borsig, një objekt tjetër në Berlin.

“Kryeministri Kurti në Twitter:  Agresioni i fundit rus në Ukrainë i shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë, për një marrëveshje që ka në qendër njohjen e ndërsjellë. Raundi i sotëm u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin, gjatë një darke pune” thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës e cila përcillte një postim në Twitter të Kryeministrit.

Edhe Kryeministri Kurti, kur i dha një intervistë televizionit publik, në Berlin, ishte i sigurt se Vuçiqin e kishte takuar në Pallatin Borsig.

“Në Pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me Presidentin e Serbisë….” ka thënë Kurti.

E njëjta u tha edhe të enjten kur Zyra e Kryeministrit dërgoi një njoftim të ri për takimin që e ndërmjetësuan gjermanët.

Sipas të dhënave Villa Borsig  është shtëpi  familjes sipërmarrëse të Berlinit Borsig.

Ajo ndodhet në gadishullin Reiherwerder me një sipërfaqe 12,37 hektarësh dhe në anën veri-perëndimore të liqenit Tegel, i cili është pjesë e rrethit Reinickendorf të Berlinit.

“Sot, së bashku me ndërtesat fqinje, i përket ambienteve të Akademisë së Shërbimit të Jashtëm të Ministrisë së Jashtme, në të cilën janë trajnuar të gjithë anëtarët e shërbimit të jashtëm të mesëm, të lartë dhe të lartë që në fillim të vitit 2006. Vetë vila shërben si një konak për Ministrinë e Jashtme” theksojnë të dhënat.

Historia e Pallatit Borsig është krejt tjetër

Pallati Borsig ishte një ndërtesë në qendër të Berlinit dhe një nga vilat më madhështore në Gjermani. E përfunduar në 1877 për industrialistin Albert Borsig, i cili vdiq para se të mund të transferohej në të, ndërtesa shërbeu për një kohë si bankë.

Në vitin 1933 ajo u bë rezidencë e Zëvendëskancelarit Franz von Papen, ku skenat dramatike e Natës së Thikave të Gjata do të shfaqeshin vetëm një vit më vonë.

Pas kësaj, Pallati Borsig me urdhër të Hitlerit u shndërrua në selinë e re të Sturmabteilung (Ushtarët e stuhisë).

Sot, objekti nuk ekziston fare. Themelet e ish -Pallatit Borsig në afërsi të ish -bunkerit të Hitlerit, tash janë të mbuluara nga blloqe të apartamenteve një restorant kinez dhe një parking.

Më pas u integrua në Kancelarinë e Reihut nga Albert Speer në 1938. Pallati u dëmtua rëndë në Luftën e Dytë Botërore dhe, së bashku me Kancelarinë e Hitlerit, u shkatërruan nga forcat sovjetike në 1947.

Rreth këtyre dy objekteve ka edhe një vërejtje në Wikipedia.

Aty bëhet “thirrje” që ato mos të ngatërrohen.

Dy ndërtesa tjera në Berlin kanë pasur emrin “Villa Borsig”, nuk duhet të ngatërrohen me “Pallatin Borsig”. Ato janë:

Borsig-Villa Reiherwerder in Berlin-Reinickendorf on Tegeler See

Villa Borsig in Berlin-Moabit at Straße Alt-Moabit, 1849-1911./Gazeta Express/

Të ngjashme