Lajme
Kurti dhe Osmani poshtërojnë katër kryetarët shqiptarë dhe 76 asamblistët në veri, pranojnë t’ua ndërpresin mandatin dy vite më herët
Demokracia
10:46 | 02 Qershor 2023

Share:

Për t’u mundësuar shpallja e zgjedhjeve të reja të jashtëzakoshme nga presidentja, Vjosa Osmani, në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) duhet që katër kryetarët shqiptarë dhe 76 asamblistët e këtyre komunave të japin dorëheqje, ashtu siç bënë serbët më 27 nëntor 2022.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, duke hedhur poshtë një propozim amerikan që katër kryetarët shqiptarë të komunave veriore ta ushtrojnë mandatin e tyre nga lokacione të tjera, kanë pranuar një propozim tjetër: Zgjedhjet e reja në veri dhe rrjedhimisht, ndërprerjen e kundërligjshme të mandatit të 80 të zgjedhurve sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Zgjedhjet e reja në komunat veriore janë pjesë e marrëveshjes për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, e cila është dakorduar mes dy presidentëve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiq, në prezencën e presidentit francez, Makron dhe kancelarit gjerman, Scholz. Për këtë ide është pajtuar edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka pasur një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer.

Me dakordimin e ri, Kurti dhe Osmani kanë hedhur poshtë idenë e përsëritur disa herë nga ambsadori amerikan, Jeff Hovenier, që kryetarët të punojnë nga lokacione tjera, alternative.

Nëse një ide e tillë do të mbështetej nga Kurti, 4 kryetarët shqiptarë dhe 76 asamblistët e komunave veriore do të mund ta çonin mandatin e tyre deri në fund, pra deri në vitin 2025.

Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, kryetarët e zgjedhur dhe asambleistët e zëvendësuar nuk kanë një mandat të plotë kur zëvendësojnë të dorëhequrit. Mandati i tyre vlen vetëm për pjesën e mbetur të kohës.

 

LEXO EDHE:

LAJMI I FUNDIT | DORËZOHET Albin Kurti, pajtohet për zgjedhje të reja në komunat veriore

LEXO EDHE:

Osmani negocioi me Vuçiqin për çështje të brendshme të Kosovës: Zgjedhjet e reja në veri

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024