Lajme
Kurti del prapë kundër kërkesës së SHBA dhe BE: Rregullorja e BQK-së për “Dinarin” është e panegociueshme
Demokracia
13:18 | 31 Janar 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rregullorja e BQK-së, e cila e ndalon bërjen e pagesave me valuta të tjera përveç euros.

Kurti para medieve tha se kjo çështje nuk është e negociueshme.

“Pra në katër komunat në veri janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga BE-ja, ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lekë të Shqipërisë apo një valutë të re Dardan të Kosovës, por euron, euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në RKS nuk është një çështje e negociueshme”, ka theksuar Kurti.

LEXO MË SHUMË: 

“Duhet ta mbrojmë pavarësinë e BQK-së” | A po shkon Kurti drejt një “përplasje” të re me SHBA dhe BE?

Kurti theksoi se vendimet e BQK-së janë të pavarura dhe se rregulloret e miratuara janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Vendimet BQK-së janë të pavarura dhe BQK-ja është institucion i pavarur. Rregulloret që ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Unë besoj se duhet ta lëmë të qetë BQK-në dhe Guvernatorin Ahmet Ismailin që ta bëjë punën e tij, ashtu siç e ka fituar besimin në Kuvendin e Republikës tonë”, tha Kurti.

 

Të ngjashme