Lajme
Kurti ankohet për shtyrjen e takimit me Vuçiqin në Bruksel
Demokracia
12:10 | 20 Korrik 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia shtyu takimin që ishte planifikuar për këtë jave mes tij dhe presidentit serb, Alaksander Vuçiq.

“Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë që ishte planifikuar për këtë javë, janë ata që kanë kërkuar të shtyhet këtë takim. Ata po e shtyjnë takimin e radhës në Bruksel. Janë ata që po u përgjigjen negativisht kërkesave për takime. Çfarëdo pretekste që përdorin nuk janë të vërteta”, tha Kurti para mediave.

Po ashtu, Kurti në një konferencë për media ka thënë se nuk pritet që Qeveria e Kosovës të bëjë subvencionimin për energjinë e konsumuar në veri.

Sipas tij, me çmimet që ishin në dhjetor dhe janar, të gjithë e kanë të qartë se nuk mund të ketë përsëritje të gjendjes së njëjtë.

Kurti ka thënë se Brukseli e ka kuptuar qasjen destruktive të Serbisë lidhur me marrëveshjen.

“Ne jemi konstruktiv dhe të përkushtuar por Beogradi është në anën e kundër të sjellës tonë. Ka pasur që këtë javë të ndodhë një takim mes meje dhe presidentit serb në Bruksel, por ata kanë kërkuar që të shtyhet kjo gjë. Janë ata që nuk po i përgjigjen pozitivisht takimeve. Çdo pretekst që po e përdorin nuk është i vërtetë”, ka thënë ai.

Të ngjashme