Lajme
Kur pritet të fillojë vaksinimi kundër COVID-19?
Demokracia
12:46 | 29 Mars 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur një takimi virtual me kryetarët e komunave të Kosovës mëngjesin e sotëm.

Lajmin për Demorkacia.com e ka konfirmuar Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ibrahimi tha se takimi virtual mes kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia është mbajtur mëngjesin e sotëm, ku u diskutua rreth procesit të vaksinimit i cili pritet të fillojë këtë javë.

“Në bazë të planit nacional të imunizimit, vaksinat do tët shpërndahen nëpër komuna. Komunat janë të gatshme me fillu procesin e vaksinimit por sa të i marrin vaksinat nga ministria e Shëndetësisë”, tha Ibrahimi.

Në takim është vendosur po ashtu edhe se si do të bëhet shpërndarja e dozave të para të vaksinave dhe cilët persona do të vaksinohen fillimisht.

“Ministri Vitia ka thënë që 13 mijë do të shkojnë për personelin shëndetësor dhe 11 mijë për personat mbi moshën 80 vjeçare”, Ibrahimi citon ministrin Vitia.

Bazuar në Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (PSHV), në fazën e parë do të vaksinohen të gjithë punëtorët shëndetësorë, banorët në shtëpitë e pleqve dhe terë punonjësit socialë, grupmosha mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, fazën e dytë grupmoshat mes 65-79 vjeç, popullsinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19 ndërsa në fazen e tretë do të vaksionohen grupmosha 40-64 vjeç – 332 mijë e 925 (18.4%); Popullsia e mbetur me kushte të theksuara shëndetësore 96 mijë e 9 (5.3%); punëtorët e sektorit publik 14 mijë e 853 (0,82%), dhe popullsia e mbetur (grup mosha 17-39 vjeç).

Ndërsa sa i përket masave të reja Ibrahimi tha se nuk është diskutuar për masa, mirëpo sipas tij, Vitia është zotuar se do të konsultohet me asociacionin  e komunave para se të marrë vendim për masa të reja.

“Ministri Vitia është zotuar se gjithçka që ka të bëjë me masa, para se me marrë veprime do të ta konsultojë asociacionin e komunave”, tha Ibrahimi për Demokracia.com.

Kujtojmë se Kosova, të dielën ka pranuar kontingjentin e parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent i vaksinave AstraZeneca, është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX. Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës nga 100 mijë e 800 sa do të i marrë gjithsej nga programi COVAX./Demokracia.com/

Të ngjashme