Sport
Kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Botërorit dhe si do të vendosen Kombëtaret?
Demokracia
16:03 | 30 Mars 2022

Share:

Kampionati Botëror po afron dhe kanë mbetur vetëm pak vende të lira për ta kompletuar evenimentin më të rëndësishëm në botë të futbollit.

Dhe, pa dyshim se të gjithë po e presin shortin e fazës së grupeve të “Katar 2022”, i cili do të mbahet në pjesën e dytë të vitit

Shorti i Botërorit do të hidhet më saktësisht më 1 prill nga ora 18:00 me kohën tonë lokale, në një gala mbrëmje që do të mbahet në Doha të Katarit.

Në këtë short do të dihen 8 grupet me nga 4 ekipe, të cilat do ta formojnë fazën e parë të Botërorit të Katarit. Sapo të kompletohen 32 kombëtaret e 4 grupeve, do të jetë momenti për t’i bërë llogaritë.

Fituesi i Grupit A do të përballet me të dytin e Grupit B në fazën pasuese, kurse i dyti i Grupit A me fituesin e Grupit B, dhe kështu do të vazhdojë edhe me grupet C-D, E-F e G-H. Katari si mikpritës është kualifikuar direkt dhe do të përfundojë në Grupin A.

Të ngjashme