Sport
Kupa e Botës edhe sot në pushim, nga e premtja nisin ndeshjet çerekfinale
Demokracia
09:30 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Kupa e Botës është edhe sot në një pushim dyditor, i pari që nga nisja e saj më 19 nëntor në Katar.

Tetë kombëtaret që kanë siguruar “biletën” për çerekfinale do të pushojnë edhe sot.

Nga dita e premte, pra nesër, do të nisin ndeshjet çerekfinale.

Dy ndeshje do të luhen të premten, kurse dy të tjera zhvillohen ditën e shtunë.

Të premten ndeshen Kroacia – Brazili dhe Holanda – Argjentina. Të shtunën në program janë sfidat Maroku – Portugalia dhe Anglia – Franca./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024