Sport
Kuotat e ndeshjes Sivasspor – Ballkani, kjo skuadër favorizohet nga kompania e madhe e basteve
Demokracia
13:36 | 06 Tetor 2022

Share:

Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen e rrethit të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Suharekasit kanë punë në udhëtim me ekipin turk, Sivasspor në stadiumin “Yeni 4 Eylul” me fillim nga ora 18:45, shkruan Demokracia.com.

Skuadra turke konsiderohet favorite për të triumfuar, kjo bazuar në kuotat e kompanisë së madhe të basteve “bet365.com”.

Fitorja e Sivassporit llogaritet me kuotën 1.55, barazimi 4.00 ndërkohë që për triumfin e “portokallezinjve” kuota është 6.00.

Përballja ndërmjet Sivassporit dhe Ballkanit do të transmetohet direkt në SuperSport Kosova 2.

Pas dy takimeve të para në Grupin G, Sivasspori ka katër pikë në vendin e dytë.

Ballkani zë vendin e tretë dhe ka grumbulluar vetëm një pikë/Demokracia.com/

Të ngjashme