Sport
Kundërshtari i radhës i Ballkanit bëri ofertë qesharake për Cristiano Ronaldon
Demokracia
16:47 | 31 Korrik 2022

Share:

E ardhmja e Cristiano Ronaldos, yllit portugez të futbollit është ndër temat kryesore të këtij afati kalimtar të verës, raporton Demokracia.com.

Sulmuesi 36-vjeçar ka kërkuar largimin nga “Old Trafford”, siç kanë bërë të ditur mediat angleze. Ofertat për të janë të pakëta nga top klubet evropiane të futbollit.

Por, ka disa klube të vogla të cilat kanë shprehur interesim për Ronaldon, teksa disa nga to me ofertat e tyre synojnë edhe talljen me portugezin.

E tillë është edhe oferta e klubit nga Ishujt Faroe, KI Klaksvikar, kundërshtari i kampionit të Kosovës, Ballkanit në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

KI Klaksvik, kush është kundërshtari i radhës i Ballkanit në garat evropiane?

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Klaksvik ka ofruar 20 dele për Cristiano Ronaldon.

“Ne kemi paraqitur një ofertë të 20 deleve tona më të mira për Ronaldon. Aktualisht presim një përgjigje nga United”, thuhejnë postimin e klubit nga Ishujt Faroe në Facebook e cila besohet se më vonë është fshirë./Demokracia.com/

Të ngjashme