Lajme
Kundërkandidati i Vuçiqit e pranon që Serbia kreu gjenocid në Bosnje, s’përmend krimet në Kosovë
Demokracia
21:12 | 18 Shkurt 2022

Share:

Zdravko Ponosh, kandidati për president të Serbisë, është pajtuar se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe mediat nga Sarajeva e kanë pritur me gëzim atë deklaratë.

Po e njëjta gjë nuk ka ndodhur në Serbi, ku mediat atje i kanë dhënë konotacion krejtësisht tjetër për ta mbrojtur presidentin aktual, Aleksandar Vuçiq, transmeton Demokracia.com.

Siç raporton “Novosti”, “Slobodna Bosna” ka publikuar një artikull me titull: “Një kandidat serioz për pasardhës të Vuçiqit, si president pranoi: serbët kryen gjenocid në Srebrenicë”.

Kujtojmë se në një emision në televizionin “Nova S”, Ponosh është pajtuar që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi.

“Kuvendi ka marrë një qëndrim të qartë për çështjen e Srebrenicës. Unë do të respektoj Deklaratat, ndryshe nga Vuçiq”, tha Ponosh.

Deklarata është miratuar në Kuvend në vitin 2010 në kohën e ish-qeverisjes.

Megjithatë, Ponosh nuk e ka thënë asnjë fjalë për krimet serbe në Kosovë dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Ai para dy ditësh ka qëndruar në Prizren dhe në Prishtinë.

Ponosh ka qenë gjeneral i ushtrisë serbe dhe tash është në pension. Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 3 prill. /Demokracia.com/

Të ngjashme