Lajme
Kufitarët sërish në shënjestër të Inspektoratit Policor, pritet të arrestohen edhe 26 policë kosovarë dhe rreth 40 policë shqiptarë
Demokracia
10:42 | 08 Prill 2022

Share:

Edhe 26 policë të tjerë kufitarë pritet të arrestohen sot nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Demokracia.com merr vesh se aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës i emëruar “Pika 2” këtë herë është duke u zhvilluar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë.

Aksioni është shtrirë edhe matanë kufirit në Shqipëri.

Demokracia.com ka mësuar se nga autoritetet shqiptare pritet të arrestohen edhe rreth 40 policë kufitarë të Shqipërisë.

Në mesin e muajit mars, IPK në aksionin “Pika” kishte arrestuar 48 policë kufitarë dhe 2 doganierë.

https://demokracia.com/serish-aksion-i-inspektoratit-policor-arrestohen-edhe-disa-police-kufitar/

Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht për emrat e të arrestuarve nga IPK, të cilët konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë. /Demokracia.com/

EKSKLUZIVE| Këta janë policët kufitarë dhe doganierët e dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion

 

 

E konfirmon IPK, janë arrestuar 48 policë dhe 2 doganierë në operacionin “Pika”

 

 

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025