Lajme
E konfirmon IPK, janë arrestuar 48 policë dhe 2 doganierë në operacionin “Pika”
Demokracia
14:00 | 14 Mars 2022

Share:

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka konfirmuar se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe 2 zyrtarë doganorë.

Hodaj për Demokracia.com tha se zyrtarët e arrestuar dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Mund të konfirmoj se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe 2 zyrtar doganor. Zyrtarët e arrestuar dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ky është një hetim disa mujor i autorizuar nga Prokuroria Speciale”, tha ai për Demokracia.com.

Këtij operacioni, që u emërtua “Pika” për shkak të dy pikave kufitare në “Qafë Morinë” dhe “Qafë Prush”, i ka paraprirë një hetim gati një vjet e gjysmë i Inspektoratit Policor, inteligjencës kosovare dhe institucioneve të veçanta që merren me hetime të kësaj natyre në Republikën e Shqipërisë, raporton Demokracia.com.

Ditëve të ardhshme, arrestime pritet të ndodhin edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Me këtë operacion, siç merr vesh Demokracia.com, është marrë direkt Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, së bashku me prokuroren Habibe Salihi nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe krime tjera në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Demokracia.com ekskluzivisht ka arritur t’i sigurojë emrat e shumicës prej tyre.

EKSKLUZIVE| Këta janë policët kufitarë dhe doganierët e dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion

Të ngjashme