Sport
Kuç: Ballkani është në rrugë të mirë për titull, jam i lumtur në Suharekë
Demokracia
20:29 | 01 Janar 2023

Share:

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç ka thënë se ai me bashkëlojtarë janë në rrugë të mirë për të triumfuar në kampionat për herë të dytë rresht.

Ai i ka dërguar këtë mesazh Dritës, kundërshtarin kryesor të Ballkanit këtë edicion për titull të kampionit.

“Ne jemi gjithmonë favorit për titull, sidomos tani pas këtij suksesi. Jemi në rrugë të mbarë për të mbrojtur titullin”, tha Kuç për Demokracia.com.

LEXO EDHE:

Intervistë| Kuç flet për shumëçka: Nga suksesi me Ballkanin, e ardhmja në Suharekë e deri tek ftesa nga Kosova

Në pyetjen se a e sheh të ardhmen e tij te Ballkani, Kuç e pranoi hapur se është i lumtur në Suharekë.

“Tani në janar bëhen katër vite që jam te Ballkani. Që nga dita e parë jam pritur mirë. Falë të gjithë njerëzve në Suharekë dhe të gjithë fansave, që më kanë pranuar dhe mbështetur që nga dita e parë. Unë jam i lidhur me kontratë me Ballkanin. Do të jem atje për sa kohë të jem i respektuar. E shijojë Suharekën. Kam takuar shumë miq të mirë. Familja ime dhe unë jemi të lumtur, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme