Sport
Kualifikueset Euro 2024: “Dardanët” zbresin sot në fushë, ja të gjitha sfidat
Demokracia
11:50 | 25 Mars 2023

Share:

Sot do të luhen sfidat e radhës të vlefshme për grupet e kualifikueseve të Euro 2024.

Në orën 15:00 do të luhet ndeshja e parë mes Skocisë dhe Qipros, ku padyshim vendasit shihen si favorit në këtë përballje.

Në orën 18:00 do të luhen tre përballje, ku sigurisht spikat sfida mes Izraelit dhe Kosovës. “Dardanët” nuk do ta kenë shumë të lehtë, por shpresat janë gjithmonë për një rezultat pozitiv duke parë edhe grupin e lojtarëve. Dy ndeshjet e tjera në këtë orë janë Armeni-Turqi dhe Bjellorusi-Zvicër.
Mbrëmja ka një ndeshje interesante mes Kroacisë dhe Uellsit. Vendasit shihet të favorizuar për të marrë një fitore. Andorra nga ana tjetër do të presë në shtëpi Rumaninë dhe Spanja Norvegjinë./abcnews

Ja të gjitha sfidat e sotme:

Të ngjashme