Lajme
Kryetari i Vushtrrisë pas reshjeve të mëdha të shiut: Gjendja është në kontroll
Demokracia
14:24 | 20 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se nga mëngjesi është duke parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut.

Idrizi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se situata është në kontroll dhe ka falënderuar të gjithë operatorët e kësaj komune që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim.

“Bashkë me Drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut. Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Idrizit, pa ndërhyrje:

SITUATA NËN KONTROLL

Bashkë me Drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut.

Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim.

Të ngjashme