Lajme
Kryetari i Pensionistëve: Qeveria ‘Kurti’ nuk ka ndenja humanitare e kombëtare, 100 euro nuk po na mjaftojnë
Demokracia
09:04 | 17 Tetor 2023

Share:

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimorë në Kosovës që një kohë të gjatë po vazhdon të jetë problem për qytetarët kosovar.

Nga rritjet enorme të çmimeve në veçanti më së shumti po pësojnë pensionistët.

Pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo është 100 €.

Kjo shumë nuk po ju mjafton aspak, sipas kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

Gashi për Front Online thotë se pensionistëve nuk po ju dalin në ndihmë as për një javë 100 eurot.

“Pensionistët kanë ankesa çdo ditë, 100 euro nuk po ju mjaftojnë për as për 7 ditë. Janë tre fishuar çmimet e çdo artikulli”.

Gashi ka hedhur akuza ndaj Qeverisë ‘Kurti’. Duke thënë se qeveritarët nuk kanë ndjenja humanitare e kombëtare.

Ai thotë se pushteti po i neglizhon pensionistët.

“Ne mund të rrimë me javë dhe muaj para Kuvendit por nuk merret Qeveria me ne, nuk kanë ndjenja humanitare, profesionale, kombëtare. Në ato kolltukët që janë ulur unë dhe gjeneratat e tona ja kemi servuar kurse këta nuk merren me neve fare”, thekoi Gashi.

Sipas Gashit, Qeveria po vepron vetëm kur po kushtëzohet.

“Nëse ski me çka i kushtëzon apo sanksionon ata nuk reflektojnë. Ata veprojnë prej kushtëzimeve që jua bënë dikush apo rreziqet që paraqet ndokush për pozitat e tyre ndryshe nuk reflektojnë. Nëse ne do i futshim metodat e shantazhit atëherë ishin marr me ne por ne nuk i kemi ato”, përfundoi Gashi.

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

Nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143.522 përfitues ndërsa nga skema e pensioneve kontribut paguese të moshës janë 46 mijë e 625 përfitues.

Prishtina është komuna me më së shumti përfitues të pensioneve bazike me gjithsej 15 mijë e 636 qytetarë.

Ndërsa komuna e dytë është Prizreni me 13 mijë e 73 përfitues.

Të ngjashme