Lajme
Kryetari i Kharkivit: Ne do të mbrojmë qytetin
Demokracia
16:43 | 19 Prill 2022

Share:

Kryetari i bashkisë së Kharkivit tha për BBC se ishte i bindur se forcat ukrainase do të mbronin qytetin, transmeton Demokracia.com.

Të paktën tre persona u vranë dhe 16 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, tha guvernatori rajonal.

“Unë besoj se ne do ta mbrojmë Kharkivin. Ne nuk do t’i japim rast agresorit rus për ta marrë atë, kjo është shumë e rëndësishme për ne”, tha kryebashkiaku, Ihor Terekhov.

Ai thotë se ofensiva ruse po përparon nga veriu.

“Me sa di unë, aty po zhvillohen beteja të ashpra dhe forcat ukrainase po e zmbrapsin mirë armikun”, tha ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme