Lajme
Kryetari i Gjilanit tregohet më i vetëmenaxhueshëm se ai i Kamenicës, e vendos foton e Kurtit, por pa luan
Demokracia
20:29 | 21 Mars 2023

Share:

Ndonëse nuk janë të obliguar me ligj ta mbajnë fotografinë e kryeministrit, komunat që udhëhiqen nga partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje po e bëjnë një gjë të tillë. 

Pas kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj me të cilin u tallën të gjithë pasi në zyrë mbante një pikturë të Kurtit që pasqyrohej në një luan, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, është treguar më serioz. Ai në korridorin e Komunës ka vënë një fotografi serioze të kryeministrit.

Fotografitë e tij në korridorin e komunës, janë publikuar nga faqja “GjilaniPress”.

Institucionet janë të obliguar që ta mbajnë vetëm fotografinë e Presidentit të vendit. /Demokracia.com/

Qesharake | Kryetari i Kamenicës e vendos në zyrë foton e Kurtit si luan

 

Të ngjashme