Lajme
Kryetari i Gjilanit thotë se po e renovon Palestrën, Lutfi Haziri i thotë se po bën komedi
Demokracia
20:31 | 14 Janar 2024

Share:

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar të dielën një status në Facebook, ku ka thënë janë 7 projekte në shtatë javë.

Po ashtu ai ka përmendur edhe rinovimin e Palestrës së Sportit”.

”Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – 2,3mil € Ky projekt përfshin rinovimin e plotë të palestrës së sporteve.  Rinovim i tërësishëm brenda. Sistemi i ngrohjes, klimatizimit dhe ajrosjes. Dyshemeja, çatia, dhomat e ndërrimeve, nyjet sanitare, dyert dhe dritaret etj.; Rimodelim i hapësirës së jashtme. Shtegu i vrapimit. Tribuna të mbuluara. Hapësira parkingu. Byfe e re. Nga planet për Partneritet Publiko Privat me HOTEL në pronë publike nga e kaluara, në Palestër Sportive tërësisht të rinovuar në shërbim të sportistëve e sportdashësve”, ka shkruar Hyseni.

Ndaj tij, ka reaguar Lutfi Haziri, ish-kryetar i Gjilani, duke e quajtur Hysenin si “administrator” e jo si krytetar.

Madje Haziri ka thënë se Hyseni po tallet me qytetarët e Gjilanit, duke thënë se “janë 7 dështime dhe ofendime”.

”Pas projektit të “Qendrës Kulturore” kundërligjshëm dhe në pronë të sportistëve, sot Administratori i Gjilanit paska paraqitur nje projekt të ri për Palestren e Sporteve në Gjilan. Ky qe i ka degraduar projektet ekzistuese e të nisura si projektin e Stadiumit të Qytetit dhe projektin e Palestres Sportive në Zhegër, e paska zgjedhur këtë ditë vikendi për të bërë një komedi përmes rrjeteve sociale për qytetarët e Gjilanit.  7 javë, 7 dështime, 7 ofendime për gjilanasit”, ka shkruar Haziri.

Hyseni kishte arritur të fitonte zgjedhjet kundrejt Hysenit në vitin 2021 përmes balotazhit. /Gazeta Express

Të ngjashme