Sport
Kryetari i FSHF-së, Duka shpreh ngushëllime për vdekjen e futbollistit Erion Kajtazi: Kujtimi yt do të mbetet i paharruar
Demokracia
17:19 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armond Duka, është shprehur thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit 17-vjeçar të Trepçës ’89, Erion Kajtazi.

Duka tha se duhet të ndërgjegjësohemi gjithmonë e më shumë për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike, për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla.

Duka në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Erionit.

Postimi i plotë:

Thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të FC Trepça ‘89 dhe i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi! 17-vjeçari pësoi një ata kardiak në fushë gjatë një ndeshjeje kampionati dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë.

Në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Erionit.

Njëkohësisht duhet të ndërgjegjësohemi gjithmonë e më shumë për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla.

U prehsh në paqe Erion Kajtazi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar./Demokracia.com/

Të ngjashme