Sport
Kryetari Hyseni reagon pas incidentit të rëndë në ndeshjen Gjilani – Ballkani
Demokracia
17:20 | 03 Prill 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shprehur keqardhje për incidentin e sotëm në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Ndeshja e javës së 27-të kampionale mes dy rivalëve për titull u ndërpre në minutat shtesë, kur tifozët e Gjilanit sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin gjatë festës së golit të Koliçit, raporton Demokracia.com.

Frashëri u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa futbollistët dhe stafi i mysafirëve nuk pranuan të vazhdonin ndeshjen e cila zyrtarisht është suspenduar.

Frashëri u dërgua pa ndjenja në spital, gjendja e tij është përmisuar më vonë

Hyseni i ka uruar shërim të shpejtë portierit shqiptar, derisa ka shtuar se skena të tilla mos të shfaqen askund.

Reagimi i plotë i Alban Hysenit:

Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë.

Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport./Demokracia.com/

Të ngjashme