Sport
Frashëri u dërgua pa ndjenja në spital, gjendja e tij është përmisuar më vonë
Demokracia
17:11 | 03 Prill 2022

Share:

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është në gjendje stabile, pas dërgimit me urgjencë në spital.

Frashëri u sulmua nga disa tifozë të Gjilanit të cilët hyrën në fushë pas golit të minutës së fundit në kryendeshje ndaj Ballkanit, raporton Demokracia.com.

Demokracia.com mëson nga burime brenda skuadrës suharekase se Stivi Frashëri është dërguar pa ndjenja në spitalin e Gjilanit.

Vetëdija i është kthyer më pas, bëjnë të ditur këto burime për gazetën.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë në atë moment, ndërsa për fatin e sfidës do të vendosin organet e Federatës së Futbollit të Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme