Lajme
Kryetarët e komunave kundërshtojnë masat shtesë ndaj COVID-19
Demokracia
12:21 | 04 Mars 2021

Share:

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në mbledhjen e sotme të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, është shprehur kundër masave shtesë mbrojtëse ndaj pandemisë.

Ibrahimi ka thënë se gjendja me pandeminë në komuna është e menaxhueshme, dhe se kryetarët e komunave shprehen kundër masave shtesë.

“Në kontaktet që i kemi pasur me kryetarët e komunave, theksohet se në nivel lokal situata është e menaxhueshme. Kryetarët kërkojnë që të vazhdohet me masat aktuale dhe të mos vazhdohet me masa shtesë. Kategorizimi i komunave në bazë të ngjyrave është vlerësuar si i suksesshëm dhe kryetarët kërkojnë që të vazhdoj me të njëjtin kategorizim”, ka thënë ai në mbledhjen e sotme.

Ibrahimi është shprehur se besojnë që me një koordinim më të mirëfilltë me nivelin qendror, neglizhenca ndaj moszbatimit të masave do të ndryshojë.

Të ngjashme