Lajme
Kryesia e Kuvendit mblidhet të premten
Demokracia
17:36 | 06 Prill 2023

Share:

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të premten nga ora 11:00.

Në njoftimin e lëshuar bëhen me dije pikat e rendit të ditës.

Pika e parë ka të bëjë me interpelancës e kryeministrit, Albin Kurti lidhur me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Rendi i ditës:

I. Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023:

1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.
Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,​

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme