Lajme
“Kryeshefit të KEK-ut nga LVV”, Rrustemi konfirmon ndërhyrjet e partisë në ndërmarrje publike
Demokracia
23:19 | 19 Prill 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas arrestimit të Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rrustemi duke kritikuar drejtësinë në Kosovë se po bëjë arrestime “me porosi”, ai ka harruar që drejtuesit e ndërmarrjeve publike duhet të jenë apartiak.

Ai ka shkruar se kryeshefi i KEK-ut po akuzohet vetëm pse është i LVV-së, duke konfirmuar kështu zyrtarisht se kjo ndërmarrje publike është e kapur nga Vetëvendosje.

Ndryshe, Nagip Krasniqi u arrestua ditën e sotme për tri vepra penale, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit si dhe konflikti i interesit.

Prokuroria njoftoi së Krasniqi është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e Nagip Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti. Prokuroria njoftoi se gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

 

Të ngjashme