Lajme
Kryeredaktori i “Informer”, i afërt me Vuçiqin: Presidenti planifikon dorëheqjen
Demokracia
13:06 | 14 Tetor 2022

Share:

“Aleksandër Vuçiç, planifikon të japë dorëheqje për të lejuar dikë tjetër ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë”.

Të patkën kështu ka deklaruar kryeredaktori i gazetës “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviç, i cili është i afërt me presidentin e Serbisë.

“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Mila…
Sipas informacioneve të Vuçiçeviç-it, presidenti serb praktikisht do t’ia linte njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë kujtdo që do ta pasonte atë pasi të jepte dorëheqjen.

“Duhet të jenë të qetë në këto kohë lufte”, alarmoi ai audiencën duke shtuar se “përderisa presidenti Vuçiç është president, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do ta njohë ‘shtetin e rremë’ të Kosovës”.

Mirëpo, ai nga studio televizive e Tv Pink, e ka lutur Vuçiç-in, në emër të popullit serb, mos ta bëjë një gjë të tillë pasi që sipas tij, “askush sot në Serbi dhe në këtë pjesë të Evropës nuk mund të udhëheqë një politikë më të mirë se ai”.

“Do të jetë tmerrësisht e vështirë dhe e tmerrshme, shumë në Serbi nuk e kuptojnë vështirësinë e situatës në të cilën ndodhemi”.

Të ngjashme