Lajme
Kryeministri Rama: Internet falas në atraksionet turistike dhe pedonalen e Shkodrës
Demokracia
12:04 | 18 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi sot se në zonat që janë atraksione turistike në Shkodër do të ketë internet falas. Në një postim në rrjetet sociale, shefi i ekzekutivit nënvizoi se interneti falas do të jetë në dispozicion edhe në pedonalet e qytetit, një vend simbol për kryeqendrën e veriut.

Menjëherë pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, Beci ka nisur një sërë investimesh infrastrukturore në qytetin verior të vendit. Paralelisht me investimet, Policia Bashkiake së bashku me punonjës të bashkisë kanë vijuar punën për lirimin e hapësirave të zëna nga kundravajtësit ligjorë.

Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste arriti të thyejë mitin e humbjes me Benet Becin, i cili fitoi përballë rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia.

Të ngjashme