Lajme
Kryediplomati rus Lavrov ka kërkuar të shkojë në Shkup, Osmani: Ka filluar procedura në Këshillin Ministror të OSBE’së
Demokracia
11:02 | 14 Nëntor 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se nuk kanë indikacione që Blinken nuk do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE’së, derisa shtoi se procedurat për ardhjen e kryediplomatit rus, Sergey Lavrov, kanë filluar.

“Nuk kam indikacion për Blinkenin se nuk do të vijë. Sipas informacioneve që kemi deri më tani, presim praninë e ministrave të jashtëm të një numri të madh të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, SHBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe, të gjithë ministrave të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, Azisë Qendrore. Procedura për praninë e delegacionit rus ka filluar dhe rezultati i saj do të dihet në ditët në vijim”, tha Osmani.

“Nëse delegacionet që përmenda, si dhe përfaqësuesit e vendeve të Lindjes së Mesme dhe Ukrainës, Ministri i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, janë të pranishëm në Shkup në një moment kaq kritik gjeopolitik, kjo me të vërtetë e bën Shkupin qendër të botës”, tha ai, raporton tv shenja.

Të ngjashme