Kuriozitete
Krizë për kamarierë, ky restorant ofron pagesa deri në 30 paund për orë
Demokracia
09:46 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Një restorant italian u ka ofruar kamarierëve një pagesë prej 30 paund në orë për shkak të mungesës së stafit të krijuar nga periudha e pandemisë.

Restoranti Zafferano në Perth, Australi po përpiqet të punësojë punonjës të përkushtuar me një pagë që shkon deri në 1200 £ në javë.

Vendi po përballet me një krizë punëtorësh për shkak së mungesës së emigrantëve gjatë pandemisë si pasojë e mbylljes së kufijve.

Restoranti Aria në Sydney, në pronësi të shefit të kuzhinës Matt Moran, tani po i ofron stafit të ri stimuj me vlerë më shumë se 50,000 £ përmes  programeve dhe bonuseve, përcjell abcnews.al.

Muajin e kaluar pjatalarësit paguheshin deri  50 £ në orë në një nga restorantet më të mirë të qytetit Rockpool Bar & Grill për shkak të mungesës së punëtorëve gjatë fundjavës.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024