Lajme
Kriza më naftë në Kosovë: Kastrati Group ndërprenë furnizimin e kompanive kosovare
Demokracia
15:29 | 03 Mars 2022

Share:

Lufta Rusi – Ukrainë ka krijuar krizë globale dhe rritje të çmimeve për shumë produkte në tregun ndërkombëtar e në veçanti të derivateve të naftës.

Rritjen e çmimeve po e përjeton edhe Kosova, sidomos të naftës, e cila pritet të rritet ende.

Por ky del të mos jetë problemi i vetëm për Kosovën, pasi tash e tutje do të ketë problem edhe me importin e derivateve pasi kompania nga Shqipëria Kastrati Group ka ndërprerë furnizimin me naftë për kompanitë kosovare të derivateve.

Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht komunikimin intern mes Kastrati Group dhe kompanive kosovare ku ajo e para njofton se ka ndërprerë eksportet e naftës për Kosovën deri në një njoftim të radhës.

Kjo për shkak të vështirësisë në gjetjen e produktit.

Më poshtë komunikimit mes Kastrati Group dhe kompanive kosovare:

Të ngjashme