Sport
Kristjan Asllani rikthehet me shumë motiv te Interi
Demokracia
20:29 | 21 Korrik 2023

Share:

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani është i lumtur që është rikthyer në stërvitjet parasezonale.

Reprezentuesi i Shqipërisë po përgatitet për sezonin e dytë me Nerazzurët.

“Është një emocion i mrekullueshëm. Të shohësh shokët e skuadrës gjithmonë ka një efekt të caktuar. Është bukur të kthehesh në fushë dhe të rikthehesh në dhomën e zhveshjes”, ka thënë fillimisht Asllani për faqen e Interit.

“Këto janë gjëra që mungojnë edhe në pushime. Unë me të vërtetë dua të filloj nga e para, fusha mungon gjithmonë”.

“Synimi ynë është të fitojmë kampionatin. Sezoni i kaluar ishte një sezon i bukur dhe një eksperiencë e pabesueshme. Shokët e mi të skuadrës më kanë ndihmuar gjithmonë dhe shpresojmë që këtë vit të shkojmë edhe më mirë”.

“Përgatitja ka shumë rëndësi, është shumë e rëndësishme. Duhet të përpiqemi të punojmë shumë dhe fort për t’u përgatitur për kampionatin e parë”, ka shtuar më tej Asllani.

Të ngjashme