Lajme
“Krisën grushta, u shqye fotografia e Kurtit si Pinokio, dhunë në Kuvendin e Kosovës”: Përleshja e sotme bën bujë në mediat ndërkombëtare
Demokracia
17:39 | 13 Korrik 2023

Share:

Përleshja e dhunshme sot në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të opozitës (PDK) dhe ministrave të qeverisë ka marrë vëmendjen e madhe të mediave ndërkombëtare si BBC, Daily Mail, Sky News, Global news (etj.) të cilët kanë shkruar dhe raportuar gjerësisht për kacafytjen.

“U gjuajtën grushta”, raporton BBC për ngjarjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për Kryeministrin e Kosovës, raportohet se u lag me ujë.

“Një pikturë e tij u shqye dhe filloi përleshja”.

Ndërkaq,  Sky News e lidh përleshjen edhe me atë se opozita ka kritikuar qeverinë kosovare për kursin e saj politike të ndjekur në pjesën veriore të Kosovës, kurs ky që ka bërë të prishen marrëdhëniet me aleatët kyç ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është spërkatur me ujë teksa po i drejtohej parlamentit. Një përleshje masive pason me shpejtësi ndërsa ligjvënësit futen në alternim fizik”, shkruan Daily Mail.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po fliste në parlament të enjten ndërsa një foto e tij e paraqitur me një hundë Pinokios ishte vendosur në podium para tij”, shkruan Global News.

Gjatë seancës sotme, i dyti i qeverisë Besnik Bislimi, shfaqi mosdurim të thellë ndaj aksionti simbolik të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët vendosën në foltore një fotografi të kryeministrit me hundë të zgjatur sikru Pinokio. Bislimi, në mënyrë të paprecedentë dhe krejtësisht përtej çdo parametri demokratik, e shqeu atë, gjë që zgjoi indinjatën e deputetin Mërgim Lushtaku.

Ky i fundit i spërakti me ujë atë (Besnik Bislimin) dhe Albin Kurtin, kur Bislimi iu kthye ushtrimin fizik të dhunës duke e goditur me shishe të ujit, për çka në mënyrë zingjirore u përkthye në përleshje.

Të ngjashme